Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur lidhur me hakerimin që iu bë kompjuterëve të prokurorëve të posaçëm.
I ftuar në emisionin “Review”, ai tha se kjo gjë është bërë për çështje politike dhe sipas tij në krimin kibernetik ku u hakeruan tre e-maile të tre prokurorëve janë të përfshirë disa persona.
Përveç dy të arrestuarve, Karamuço tha se “drejtuesi” i tyre është një politikan i cili ka për qëllim dëmtimin e kolegëve të tij.
“Kjo është çështje politike, të çosh materiale për të fundosur një politikan nuk i bën një ish-administrator, por i bën një kolegu jot. Në këtë fazë, në vigjilje të fushatës zgjedhore këta mund të bëjnë dëm shumë të madh.
Qoftë për zotin Xhafaj, qoftë edhe për emra të tjerë. Për shkak se është luftë politike, ka patjetër dirigjent politik. Unë e kam thënë që SPAK duhet të ketë kurajën të shkojë e të plotësojë puzzle e grupit të strukturuar kriminal”, tha Karamuço.