7.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Hapja e basteve, ministri Bledi Çuçi: Po e bëjmë për popullin

    Rikthimi i basteve sportive në vend është i pandalushëm onlinë, ky ishte rezultati i kryeministrit Rama, të cilin e kishte konsultuar edhe me homolgë të tjerë të cilët po ashtu e kishin ndaluar aktivitetin e lojërave të fatit.

    Numri 1 i qeverisë tha se nga dy reagimet e drejtuesve ka reflektuar sa i përket faktit se rikthimi i tyre ndihmon në buxhetin e shtetit si rrjedhojë në investimin në sport si dhe nuk ua lejon këtë ‘treg’ në të zezë kriminelëve.

    Mes atyre që folën ishte edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili tha se një ndër arsyet që po mendojnë rihapjen e basteve është për të mbrojtur edhe qytetarët nga konfliktet.

    Duke qenë në një terren të paligjshëm. Bastet online. E lë konsumatorin tërësisht në dorën e të paligjshmit. Duke qenë të paregjistruar dhe paligjshëm.

    Nëse një konsumator fiton një shumë të caktuar dhe pronari i kësaj platforme mundet të mos i kthejë as lekët dhe nuk ka ku mbrohet. Duke u lincencuar krijohet marrëdhënia me shtetin dhe konsumatori është i mbrojtur nëse i shkelet e drejta.

    Kjo do të çojë edhe në formalizimin dhe dëshirën për t’u formalizuar, pasi cdo konsumator do të dojë të luajë në një terren të mbrojtur. Krijohet një tjetër konflikt që mund të çojnë në konflikte të tjera kriminale” tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit