18.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Hë mor patriotë Facebook-u, keni by**ë tani që të luftoni vetë kundër Serbisë

    Nga Endri Tafani

    Tani që serbët arrestuan, në mënyrë të paligjshme, të turpshme dhe provokuese, policët në Kosovë, “patriotët” shqiptarë të FB që nuk pyesin për “Ameliken”, kanë rastin e artë të tregojnë trimërine e tyre.

    Shkoni djema, pushka top.

    Nëse nuk keni b.. të shkoni, atëherë i kini aq ndërgjegje dhe moral sa të mos na çani t.. me parrulla “patriotike”, ne të tjerëve kur themi kur nuk ke b… të luftosh e të mbash vetë pasojat mbi supe, atëherë mos bëj trimin kot e kërko aleanca e bashkëpunim.

    Ndihem i turpëruar si shqiptar kur shikoj ministrin e Brendshëm të Kosovës Svecla që tani “u kërkon ndihmë ndërkombëtarëve” të lirojnë policët kosovarë.

    Pse kshu? Po kur bëje trimin e çoje policët në veri pa pyetur e pa u koordinuar me “ndërkombëtarët” nuk e mendoje dot një skenar të tillë?

    Ishte logjikë e thjeshtë që të kërkojë bashkëpunim me forcat e NATO për çdo veprim, sidomos kur nuk ke këllqe vetë.

    Por kur e thonim këtë gjë kaq të thjeshtë e logjike, na u hodhën sipër me epitetet “turp”, “tradhtare”, “inferiore” “etj nga këta patriotët sovraniste shqiptarë të FB.

    Tani është momenti juaj djema.. Hidhuni dhe merruani vetë, në mënyrë sovraniste, policët, serbëve. Tregoni patriotizmin tuaj ose heshtni.

    Gjela të ngrehur mbi pleh.

    Hipokritë patetikë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit