29.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Heidi dhe Romeo janë fejuar?

    Heidi Baci festoi ditëlindjen, mes lulesh, dedikimesh të ëmbla dhe momentesh romantike me partneri e saj, Romeo Veshajn. Megjithatë, një postim në Instastory na ra në sy, pasi ish-banorja e “BBVA 3”, publikoi një video që tregon se mund të jetë fejuar.

    Heidi dhe Romeo janë fejuar? ??

    Në videon në fjalë, Heidi vendos dorën e saj mbi atë të Romeos, duke na treguar edhe një unazë që shkëlqen. Thjesht “Të dua” shkroi Heidi dhe nuk dihet ende nëse çifti e ka ndërmarrë një hap të tillë.

    Gjithashtu, Romeo i dedikoi edhe një mesazh të ëmbël të dashurës, duke shkruar: “Edhe 100 vite të qeshura, vajza me flokët e arta! Të dua, edhe kur s’ta them”, shoqëruar me një emoji me zemër të kuqe.

    Heidi dhe Romeo janë fejuar? ??

    Heidi ka folur më parë për një dasmë të mundshme, duke thënë se e pret një propozim, gjatë intervistes së saj në “Top Arena”, ku u shpreh se është shumë e dashuruar dhe se ajo dhe Romeo nuk ndahen dot nga njëri-tjetri.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit