19.5 C
Tirana
E premte, 10 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Heidi dhe Romeo ndahen përfundimisht?

    Heidi dhe Romeo kanë vendosur të ndahen sërish. Situata e çiftit në shtëpinë e “BBVA 3” ka kaluar sërish në krizë, sidomos pas së shtunës kur marrëdhënia e Heidit dhe Romeos u bë temë bisede dhe analize në gjithë shtëpinë.

    Tensioni mes tyre u zhvillua pas prime-t kur Romeo filloi të shprehte dyshime për ndjenjat e Heidit, ndërsa ajo vetë mendon se ai është ndikuar nga opinioni i banorëve të tjerë për të shkëputur marrëdhënien e tyre. Ata kanë pasur disa diskutime dhe vazhdimisht janë parë duke qarë për njëri-tjetrin. Gjatë mbrëmjes së djeshme Heidi ka qenë e përlotur krah Ilnisës e cila më pas ka biseduar me të dy për situatën.

    Hedi ka vulosur bisedën duke i thënë Romeos se do jetë e padukshme për të në vazhdim dhe se kjo do jetë ndarja e vërtetë për të dy.
    “Nuk e bëj dot më këtë telenovelë”, është shprehur Romeo duke pranuar se nuk është i lumtur për vendimin.

    Çifti Heidi-Romeo kanë qenë ndër më të diskutuarit nga publiku dhe jo më kot. Ata kanë pasur shumë ulje dhe ngritje në marrëdhënien e tyre dhe fundi i marrëdhënies nuk dihet ende.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit