20.5 C
Tirana
E premte, 9 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Herë më bëhet si dele, herë si qen” – Fallxhorja ‘nxjerr’ Ilir Metën nga burgu: Monika ka vite që shkon nëpër magjistare

    Për parashikimin e votave të 11 majit, emisioni “Stop” ndaloi edhe te një grua në Bulevardin e ri. Asaj i thuhet që po punojmë për Partinë e Lirisë dhe këshillat për ca kokrra sheqer të kënduara, do të bëjnë mrekulli.

    Qytetarja: Jam duke u marrë me…

    Fallxhorja 3: Këto të rejat?

    Qytetarja: Me këto të rejat!

    Fallxhorja 3: Me kë?

    Qytetarja: Me LSI që ka ndryshuar.

    Fallxhorja 3: Ajo e LSI-së, e kam pasur para 4-vjetëve. Dëgjo këtu! E di unë se i kam shoqet e mia. Kam kryetare bashkie, kam të gjitha këto të PS-së.

    Qytetarja: A vijnë?

    Fallxhorja 3: Po mi!

    Qytetarja: Tani, neve na duhen vota që të nxjerrim Ilir Metën, sepse vetëm në këtë mënyrë kemi mundësi të fitojmë.

    Fallxhorja 3: Tani me atë Tedin je?

    Qytetarja: Hë?

    Fallxhorja 3: Tedi Blushi.

    Qytetarja: Po! Tani ça të bëjmë ndonjë gjë?

    Fallxhorja 3: Mos e çaj tr**in për asnjë gjë (Fillon e lutet). Shihe tani, si ma ka dhënë një njeri të partisë! Ma ka dhënë si tip kafshe, i lyer me bojë. Katran i zi. (Lutet prapë) Mbledhim vota kjo është me LSI-në, Partia e Lirisë. Më del prapë një njeri. Njëherë bëhet si dele, njëherë bëhet si qen, o me fytyra. Unë do të lutem. Unë do bëj të pamundurën. Domethënë më jep një femër. Kush mund të jetë kjo? Monika? Më jep një penxhere shumë të vogël. Kjo Monika, unë e di, shkon gjithandej nëpër fallxhore nëpër, që shohin… Unë e di, yyy sa ka që merret Monika me ato gjëra. Kur të jesh me atë, me këto të partisë…

    Qytetarja: Po!

    Fallxhorja 3: Dy kokrra haji, (sheqer) ta kesh në xhep, jo në kaush, jo të bësh për-për..!

    Qytetarja: Po!

    Fallxhorja 3: Dy kokrra haji!

    Qytetarja: Okej!

    Fallxhorja 3: Pa të parë njeri…!

    Qytetarja: Po! Po! E di!

    Fallxhorja 3: Pa rënë në sy! Dy kokrra para atyne, Zoti jua ngushtoftë me mu! Flori ta bëftë Zoti! Kudo, që të shkosh të flasësh!

    Qytetarja: Po!

    Fallxhorja 3: Domethënë ha edhe hidh një  çikë kshu…!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit