7.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Heroi” që shpëtoi motër e vëlla nga mbytja në Shëngjin, duke vënë në rrezik jetën e vet

    Robert Neçaj, është djali i ri i cili shpëtoi nga mbytja dy shtetas nga Kosova (motër e vëlla) në plazhin e Shëngjinit, para disa ditësh.

    “Ngjarja ka qënë shumë e rëndë. Djali i rrezikuar ka pasur kriza epilektike në ujë dhe e motra, që ka qënë pranë ka shfaqur momente paniku. Robertit i është dashur t’i shpetojë të dy. Sigurisht që është e vështirë të dalloj simpotmat dhe gjithë rrjedhshmërinë e ngjarjes.

    I ka dhënë jelekun e shpëtimit vajzës, vajza nga paniku e ka goditur në kokë, por arriti t’i nxjerrë të dy dhe ti nxjerrë në breg”, u shpreh Erdit Gega, president i Federatës shqiptare “ Vrojtuesit e plazhit”.

    Arriti t’i nxjerrë të gjallë në breg të detit, por vetë pësoi dëmtime të rënda. Ai has vështirësi në frymëmarrje për shkak të lëndimeve në mushkri.

    “Shmangu një tragjedi që ndoshta do kishte zënë vendin e parë në media nëse do të kishte ndodhur, por falë zotit Robeti u gjend aty në vendin e duhur”, tregoi më tej Gega.

    Edhe pse ka bërë thjesht detyrën, Erditi, shpresonte që të paktën dikush të interesohej për Robertin. Madje ai i tërheq vëmëndjen edhe mediave.

    “Janë të rralla rastet kur të rrezikuarit kthehen dhe na falënderojnë, për ndërhyrjen për punën që bëjmë. Vendet e zhvilluara e ushqejnë masën, publikun me këto profesione.

    Në Shqipëri për fat të keq akoma nuk e kemi këtë kulturë, mediat akoma nuk kanë arritur të kthejnë kursin, ta edukojnë masën publikun, me dashurinë për këto profesione, me respektin që duhet”, tha ai më tej.

    Në Shqipëri janë rreth 1200 vrojtues plazhi, në ndihmë të pushuesve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit