25.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Heronjtë e Delvinës

    Qyteti i vogël i Delvinës në jug të Shqipërisë është gdhirë sot pas një nate ferri. Për herë të dytë brenda pak javësh, banorët u përballën me zjarre që nëse do të kishin vazhduar me të njëjtin intensitet dhe për pak orë, do të kishte bërë shkrumb e hi gjithçka.

    Ministri Pirro Vengu ka deklaruar se rreziku për banorët dhe shtëpitë në Delvinë ka kaluar. Zjarri është ndihmuar nga era e fortë dhe situata ka kaluar në nivelin e rrezikut maksimal brenda një ore, duke detyruar evakuimin e shtëpive dhe spitalit.

    Fatmirësisht, nga angazhimi i madh i forcave zjarrfikëse dhe i atyre të Ushtrisë, flakët janë ndalur në periferinë e qytetit, ende aktive, por nuk rrezikojnë qytetin.

    Gazetari Ermir Hoxha ka publikuar disa fotografi të shkrepura këtë të mërkurë, në të gdhirë në Delvinë, ku shihen shtëpi e sipërfaqe të mëdha toke të bëra shkrumb e hi, ndërsa në rrugë pushojnë të rraskapitur zjarrfikës e ushtarakë të Forcave të Armatosura.

    Jas si e përshkruan ai atë se çfarë ka gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm:

    “Hataja e zjarreve në Delvinë më gjeti paksa larg, në Kosovë. Udhëtova gjithë natën për të mbërritur në mëngjes herët, te familja ime e traumatizuar. Dhe, duke parë hatanë që ka përpirë dhjetra shtëpi në disa lagje të qytetit, pasi u ka shkrumbuar të gjithë pasurinë natyrore banorëve – qindra rrënjë ullinj e të tjerë drufrutorë – ku ndër më të humburit është im kunat, mu kujtuan fjalët e të ndjerës Drita Çomo te kujtimet e saj, e bija e Liri Belishovës, që pos persekutimit të rëndë komunist u sëmur dhe nga kanceri, e cila thoshte si për t’i dhënë gajret vetes: “Nuk ka asgjë të tmerrshme gjersa ka diçka dhe më të tmerrshme se tmerri që mendon se të ka ndodhur”.

    ë

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit