Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar ditën e sotme vilën në pronësi të Albina Manckës, ish gruas së Arben Ahmetajt, në Palasë.
Mësohet se urdhri i SPAK është dhënë në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv/kryeministrit Ahmetaj.
Vila në pronësi të Manckës është kontrolluar edhe më herët nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ahmetaj ankimoi pak ditë më parë vendimin për kontrollet në banesat e ish gruas dhe partneres së tij duke e cilësuar atë të paligjshëm.