5.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Hetimi pasuror nga SPAK tremb çiftin Meta-Kryemadhi: Në dy ditë, dy versione të ndryshme për pushimet e tyre

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka publikuar këtë të martë një tjetër foto krah Ilir Metës nga pushimet e tyre,  duke tentuar te shuaj zerat se çifti po pushonin në një nga resortet luksoze të Greqisë, në ishullin Skiathos.

    Në llogarinë e saj në “Facebook”, Kryemadhi ka zbuluar se së bashku me Metën kanë shkuar ne liqenin e mrekullueshëm të Janinës ku nata kushton vetëm 118 euro.

    Përmes kësaj fotoje deputetja akuzon mediat se kanë ngatërruar qëllimisht liqenin e Janinës me ishullin e Skiathosit.

    Lajmi i publikuar në disa media për pushimet e Ilir Metës me familjen e tij në një resort luksoz në Skiathos ka trazuar shumë deputeten, Monika Kryemadhi.

    Brenda 48 orësh deputetja Kryemadhi dhe Ilir Meta janë munduar të sjellin versione të ndryshme të lëvizjes së tyre, duke nxjerrë foto nga Saranda, Jala, duke bërë kështu që të mos ndiqen nga drejtësia për hetim pasuror.

    Publikimi i fotos së Kryemadhit në doganë:

    Kujtojmë se ditën e djeshme gazetari Adriatik Doçi i cili ka publikuar një foto të Kryemadhit që shfaqet në doganën e Kakavijës, duke pretenduar se çifti i politikanëve janë kthyer nga Greqia mbrëmjen e së shtunës me një makinë luksoze, sipas tij të padeklaruar në ILDKPKI.

    Gazetari Doçi shkruante se Kryemadhi dhe Meta, pas qarkullimit të lajmit në medie se ata ndodhen me pushime në Greqi, janë kthyer gjatë natës me urgjencë në Sarandë nga Qafë Bota.

    Kush ishte pronari i makinës që udhëtuan çifti Meta dhe Kryemadhi drejt Greqisë?

    Mediat shkruajnë se çifti, Kryemadhi dhe Meta kanë udhëtuar drejt Greqisë me një makinë Land Rover Sport. Kjo makinë është në pronësi të kompanisë “Mektrin Motors“, me pronar Edmond Shahini.

    Hetimi pasuror nga SPAK

    SPAK ka nisur hetimet ndaj ish-presidentit Meta, mbi dy padi të bëra nga ish-deputeti Halit Valteri, i cili e akuzon kreun e PL për shpërdorim detyrefshehje pasurie dhe mosdeklarim të shpenzimeve për lobime në SHBA.

    Ish- kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi në një intervistë televizive se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është në hetim për dosjet që janë dorëzuar për financimet në parti.

    Po janë çështje nën hetim, vazhdojnë hetimet edhe për ato. Janë disa çështje që lidhen me financimet e partisë dhe lobimin, nuk mund të them më tepër janë nën hetim. Ne po hetojmë faktet, se kush do të dalë përgjegjës është histori e hetimit”, u shpreh Kraja.

    Sipas ndryshimeve ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, gjithmonë kur ka hetime për korrupsion, duhet të ketë dhe hetim pasuror.

    Ligji mbi të cilin vepron SPAK është ligji “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur si ligji Antimafia./VoxNews

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit