32.5 C
Tirana
E shtunë, 9 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Hetimi për pastrimin e parave të drogës, ja lidhjet e Osman Kokoshit me Alban Pezën dhe Vilson Ahmetin

    Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një resort në Golem.

    Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një resort në Golem. Prokuroria e Posaçme gjatë kontrollit te “Klajdi Resort” ka sekuaestruar celularin e pronarit të resortit, Orman Kokoshi.

    Osman Kokoshi është pjesë e një rrjeti hotelesh dhe restorantesh ku dyshohet se është bërë pastrim parash nga ish kryeministri Vlison Ahmeti dhe Alban Peza. Ata kanë themeluar kompaninë ALBANIAN INVESTMENT CONSTRUCTION (A.I.C) në datë 26.10.2004. E nëpërmjet kësaj kompanie kanë investuar në projekte ndërtimi në vend dhe jashtë kufijve.

    Ata janë bashkë aksioner me Kokoshin dhe me Houard Malo në ADRIATIC LUXURY HOTELS.

    Alban Peza është një personazh i cili u bë biznesmen pasi i shpëtoi një operacioni spektakolar të kryer nga forcat greke në Athinë pas trafikimit të 50 kg heroinë.

    Kjo ngjarje e vitit 1999 la shumë gjurmë në zhvillimin dhe karrierën e Alban Pezës. Ai arriti t’i shpëtojë burgut por jo dënimit.

    Më vonë kapërceu një rrezik tjetër. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar (SPAK) ka mbyllur në korrik 2024 dosjen e një vjedhje të pasurive publike me vlerë dhjetëra milionë euro, me puset e naftës në Ballsh.

    Protagonist i dosjes së përvetësimit të pasurisë publike është trafikanti Alban Peza, i shfaqur prej vitesh si biznesmen, përfitues i koncesioneve publike për shftytëzimin e pasurive mbi dhe nëntokësore publike, përfitues i lejeve për kulla dhe resorte, duke investuar miliona euro me burim të dyshimtë.

    Ende nuk dihet se me çfarë marifeti procedural dhe argumenti është mbyllur dosja, kur përvetësimi i pasurisë publike me vlerë 27 milionë euro është dokumentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nga kompaninë Anio Oil & Gas, themeluar në vitin 2014. Alban Peza është administrator dhe pronar i vetëm i kompanisë së hidrokarbureve.

    Ndërkohë lidhjet me pushtetin forcohen prej korrupsionit. Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, ka shfaqur interesin për të blerë një apartament në kompleksin luksoz “Met Building”, që po ndërtohet në qëndër të Tiranës, prapa ish-hotel Dajtit.

    Godina është investim i shoqërisë tregtare “Met Invest”. Ajola Xoxa është paraqitur së bashku me biznesmenin Alban Peza, për të blerë një apartament që metri katror kushton nga deri në 5 mijë euro/ m2.

    Në 12 Maj 2025, në SPAK është paraqitur njëri nga pronarët e kompanisë “Met Invest”, Hauard Malo duke dhënë shpjegime për vizitën e papritur që i ka bërë në kantier gruaja e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, Ajol Xoxa.

    Objekti është ndërtuar nga kompania “Albanian Investment Construction” (AIC), me përfaqësues shtetasin Alban Peza. Në lidhje me lejen e ndërtimit për objektin pranë Hotel Dajtit, Malo deklaroi se ajo është miratuar nga Bashkia në vitin 2018 ose 2019.

    Projekti arkitektonik është përgatitur dhe aplikuar nga studioja “Atelier 4”, përfaqësuar nga Alban Efthimi. Në këtë projekt ka qenë i përfshirë edhe një person me emrin Andi, i cili është marrë me detaje të mëtejshme. “Atelier 4” është angazhuar nëpërmjet ndërmjetësimit të “AIC” të Alban Pezës.

    Lidhur me marrëdhëniet me studion arkitekturore, Malo, deklaroi se “Atelier 4” është paguar përmes sistemit bankar, por nuk mban mend shumën e saktë të pagesës.

    Ai shtoi se në objektin në fjalë nuk ka pasur zyrë shitjeje dhe kontaktet me klientët janë bërë përmes kompanisë ndërtuese “AIC” ose arkitektëve të përfshirë.

    Së fundmi këta janë pjesë e lejes së ndërtimit të firmosur nga Edi Rama për ngritjen e kullave tek stadiumi “Selman Stermasi”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit