21.5 C
Tirana
E premte, 8 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Hipokrizia me mbrojtjen e “Lolitës” dhe “JOQ”

    Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka denoncuar prej disa ditësh dy faqet “JOQ” dhe “Lolita”, se vendosin gjoba ndaj bizneseve të ndryshme.

    Kjo ka bërë që të reagojë një organizatë mediash.

    ECPMF deklaroi se ishte e tronditur nga ngjarja. “Veliaj duhet të kërkojë ndjesë menjëherë dhe të sigurohet se indentetet e individëve privatë të mbrohen siç duhet,” deklaroi ajo.

    Deklaratën më të ashpër e bëri Ricardo Gutiérrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë.

    “Jam shumë i zemëruar nga sjellja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, në publikimin e identitetit të administratorëve të faqeve satirike në Facebook në Shqipëri, Lolita dhe JOQ. Këto faqe, megjithëse jo rreptësisht gazetareske, ndihmojnë për të mbajtur përgjegjës ata në pushtet përmes humorit (pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo)”, deklaroi Gutiérrez.

    “Veliaj publikoi emrat dhe informacion shumë privat familjar të këtyre njerëzve, duke pretenduar se ai i ka “identifikuar” ata; rrjedhimisht ai i ka vënë ata drejtpërsëdrejti në rrezik fizik. Unë i rikujtoj z. Veliaj se pak ditë më parë një person u vra në mjediset e Top Channel në Shqipëri dhe se ai nuk duhet të kontribuojë në përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë së komentatorëve publikë,” shtoi ai.

    Sipas Gutièrrez, “ky është një dhunim serioz i lirisë së shprehjes dhe të drejtës për të qëndruar anonim. Shpresoj që kryeministri Edi Rama do të sigurohet që kjo sjellje e rrezikshme të ndërpritet menjëherë. Zyrtarët publikë pritet të mbrojnë demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Jo të kërcënojnë dhe frikësojnë zërat kritikë,” shtoi ai.

    Në fakt, ndryshe nga sa pretendon Gutièrrez, se Veliaj ka “demaskuar” kush qendron prapa këtyre faqeve, pronari i “JOQ” nuk është anonim, pasi në faqen e tij reklamojnë biznese të ndryshme, shumica të trembura nga sulmet në këtë faqe. Pra kemi të bëjmë me një faqe, që ka adresë zyrtare dhe administrator të identifikueshëm.

    Më e bukura, në mbrojtjen e këtyre dy faqeve “anonime”, vjen më paragrafin më poshtë.

    “Ekspertët thanë se ndonëse këto dy blogje me ndikim nuk ndjekin gjithmonë standardet etike në satitën e tyre, që të dyja shërbejnë në një rol për interes publik duke mbajtur njerëzit në pushtet llogaridhënës,” shënohet në njoftim.

    Pra me pak fjalë, këto dy faqe, mund të sulmojnë e të bullizojnë këdo, mund të vendosin gjoba, por ne duhet të heshtim, se paska interes publik mbrojtja e tyre.

    Po ata që sulmohen nga këto faqe, kush i mbron?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit