14.8 C
Tirana
E mërkurë, 6 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Histeria Kolektive per Big Brotherin si zbraztësi dhe tregues barbarizmi

    Nga Brizida Gjikondi

    Me 5 rrjeshta do them vetem 1 gje.

    Dje duke ngrene dreke si shume shqiptare qe duan te shohin cdo film limonate ose emision tra la la vetem te mos helmohen nga politika kriminale e dites, mbajta pultin tek BB Albania.

    Skena ish makaber, nga ato skena qe ty te vjen turp qe e pe, e para, dhe e dyta qe ti kupton qe kjo shoqeri ka kete politike kriminale pasi vete promovon dhe idolizon qenie te shemtuara.

    I “adhuruari” i shume shqiptarve Luizi, ka ardhur  me shume performanca ne kete eksperiment psiko-social me intriga, manipulime, me te paverteta, me batuta etj etj, çdo gje qe ky eksperiment psikosocial i kesaj epoke kerkon.

    Me pak fjale BB Vip Albania eshte nje Shqiperi e vogel, ku gjen turli lloj karakteresh.

    Po le te kthehemi tek e djeshmja. Dje ne nje skene ordinere dhe live eshte konsumuar paradhoma e dhunes psiqike dhe fizike ndaj nje femre.

    Dhe dihet qe shumica e femrave dhunohen dhe masakrohen nga ata qe jane prane tyre, te dashur, familjare, te aferm etj.

    I “adhuruari” i shume shqiptarve poshtroi deri ne ekstrem “te dashuren” e tij. Fizikisht dhe psiqikisht. Ankthi, lotet, dënesat e saj per kete dhune u injoruan me pashpirtesine me te madhe nga ai.

    Qenie si ai ne ate moment duhet te ishin debuar nga ai spektakel, sidomos nese ky spektakel minimalisht pretendon te respektoje te drejtat e njeriut, te gruas sidomos, se per rol edukues nuk po flasim.

    Per mua ai spektakel perfundoi dje.

    Cdo loje ka moral, ka rregulla te pashkruara qofte dhe pak dhembsuri, se dashuria eshte fjale e madhe per kavjet 60 ditore.

    Skena dje ishte e neveritshme, e turpshme, nje mashkull qe perdor dhunen fizike dhe psiqike per nje dava loje (lekesh) ndaj nje femre, kushdo qofte ajo..

    Per mua ai spektakel mbaroi dje, mbaroi me turp. “I adhuruari” i shqiptarve rezultoi dhe ai nje kavje e dale nga sqetulla e politikes se erret shqiptare.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit