24.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Histori me mafia: Vrasja e shqiptarit në Brazil, pse shefi i tij italian e donte të vdekur? Urdhri u dha nga një grua braziliane

    Dy brazilianë dhe një italian kanë dalë parë gjykatës pasi akuzohen se kanë vrarë shqiptarin Alban Gropçaj 28-vjeç, krim ky i ndodhur në qytetin e Caucaia, në Rajonin Metropolitane të Fortaleza (RMF), në shkurt 2019.

    Alban Gropçaj ishte i punësuar nga i pandehuri italian në një kompani me qendër në Itali, por ka udhëtuar drejt Brazilit për të shoqëruar të dyshuarin për vrasjen e tij.

    Sipas prokurorëve, Gropçaj u vra nga dy persona (njëri prej tyre i paidentifikuar) me urdhër të një gruaje braziliane dhe italianit që ishte shefi i tij. Sipas hetimeve, italiani kërkonte vdekjen e punonjësit të tij për “interesa financiare”.

    Gropçaj do të zhvillonte një projekt të madh në kompaninë e italianit dhe për shkak të ngritjes së tij në detyrë dhe me financa, shefi kishte frikë se mund t’i prishej biznesi. Në mes kishte hyrë edhe gruaja braziliane e cila e shihte si pengesë shqiptarin mes saj dhe italianit.

    Krimi ndodhi gjatë kohës ku shqiptari po kthehej nga një restorant dhe ishte nisur për tek banesa e italianit në Kaucaia, kur atij iu afruan dy persona me motor dhe i ndaluan rrugën. Pasi e nxorën nga makina, autorët e qëlluan tre herë, konkretisht dy plumba në kokë dhe një në sup.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit