Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë çifti më i përfolur i momentit, të cilët duket se do e shfrytëzojnë famën për të sjellë një telenovelë që flet për historinë e tyre të dashurisë.
Ndonëse të angazhuar në botën e televizionit, ata po përgatisin një telenovelë me disa seri ku në fokus do të jenë ata të dy.
Raportohet se xhirimet kanë nisur ndërsa marrin pjesë edhe kolegët e tyre.
Projekti pritet të mbyllet në fund të vitit të ri dhe transmetimi do të nisë sezonin e ardhshëm televiziv.
Po ashtu, çifti po përgatitet për të nisur bashkëjetesën dhe po kërkojnë që të marrin shtëpi së bashku.
Kjo vjen pas një historie 4-vjeçare plot me ulje e ngritje, por që i ktheu në çiftin më të ndjekur.



