8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Historia e dashurisë mes Tiranës dhe Dubait: Kejvina Kthella ndahet nga i dashuri milioner

    Kejvina Kthella është ndër personazhet më të lakuar në shtypin rozë. Modelja seksi shndërrohet në kryefjalën e mediave dhe rrjeteve sociale në çdo pozë të sajën. Gjithashtu edhe jeta e saj private ka qenë vitet e fundit në fokus të mediave. Emri i modeles u lakua pas arrestimit të Redjan Rrajës për atentatin e prokurorit Ndoj.

    Një histori e fortë krimi, kishte pas, thuajse si gjithnjë, edhe një emër të showbizzit. Kejvina Kthella u kërkua nga Prokuroria të jepte dëshminë për Redjanin, partnerin e saj përgjatë asaj kohe. U desh pikërisht kjo ngjarje e rëndë, që të zbulohej edhe ky raport që përflitej prej kohësh. Por duket se shpejt gjithçka u harrua dhe Kejvina vijoi jetën e saj.

    Shpesh herë ajo postonte foto nga Dubai. Ndaj shpejt u kuptua që veç pushimeve, Kejvina në Dubai shijonte një histori dashurie. Duket se këtë herë lidhja ishte konsoliduar herët dhe modelja nisi në publikonte edhe foto me djaloshin që i kishte fituar zemrën. Ndonëse zgjidhte t’ja mbulonte fytyrën, modelja konfirmoi këtë histori dashurie që e jetonte mes Tiranës dhe Dubait. Por pa u mbushur viti nga postimet gjithë dashuri, edhe kësaj lidhjeje i ka ardhur fundi.

    Bëhet me dije se Kejvina i ka dhënë fund kësaj lidhjeje duke lënë pas edhe këtë histori. Modelja ka fshirë nga Instagrami foto me të dashurin e saj dhe ka vijuar jetën e saj mes angazhimeve si modele dhe udhëtimeve të shumta.

    Udhëtimi i fundit i saj në Dubai, daton në fund të vitit, duke shijur atmosferën e festës atje, për të shijuar më pas një vit që e gjeti sërish beqare. E duke e njohur natyrën e saj diskrete sa i përket jetës private, vështirë se bjondja seksi do të zgjedhë të flasë rreth kësaj çështjeje, duke mbyllur kështu në heshtje një histori, që fillimisht dukej si një dashuri e madhe mes çiftit.

    Kush është djaloshi milioner që i fitoi zemrën Kejvinës

    Do të ishte ditëlindja e saj, kur Kejvina publikoi një tjetër pozë me partnerin e saj të ri. Një jaht i mbushur me lule, dhurata, shampanjë ishte surpriza që i dashuri milioner i kishte përgatitur si dhuratë. Nga aq sa kemi mundur të mësojmë, djali në fjalë gëzon një pasuri të madhe dhe e ka luksin të surprizojë partneren e tij jo vetëm për ditëlindje, por edhe në ditë të zakonshme.

    Pushimet në Dubai, dhurata luksoze, surprizat kanë qenë kryefjalë e kësaj lidhjeje për modelen simpatike. Partneri i saj e jeton jetën mes Shqipërisë, Europës dhe Dubait, duke u njohur në rrethin e miqve si një pasanik që e shijon jetën e luksit. E duket se çifti për disa kohë ka shijuar jetën larg zhurëms dhe vëmendjes së Tiranës.

    Kejvina lajmëroi vetë pak kohë më parë se do të shkëputej nga rrjetet sociale për t’ju dedikuar këtij raporti, që mesa duket kishte marrë gjithë vëmendjen dhe angazhimin e saj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit