19.5 C
Tirana
E mërkurë, 7 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Historia e familjes në Maliq, sakrifica e babait që i çon fëmijët në shkollë me kalë

    Nga fshati Këmbëthekër i bashkisë Maliq, vjen një histori sakrifice dhe përkushtimi. Genci Limanllari, babai i tre fëmijëve, i çon çdo ditë të vegjlit e tij në shkollën e Novoselës, fshat të cilin fëmijët duhet ta përshkruajnë mbi kalë për rreth 1 orë, për shkak të pamundësisë ekonomike.

    Babai hero përballet çdo mëngjes me kapriçot e motit, dëborë, shi apo diell përvëlues – vetëm që fëmijët e tij të mos mbeten pas me mësimet.

    “Po bëj 7 vite që i kam regjistruar në shkollën e Novoselës, për të mos i lënë fëmijët pa shkolle. E vështirë pa e vështirë fëmijët nuk duhet t’i lësh pa shkollë. Mban gati afër një orë mban, kur është shumë ftohtë i veshim mirë, i mbulojmë me mushama që mos ftohen. Dy orë, deri sa vetë unë. Nuk e kemi ditur vet shkollën çfarë ka qenë, kemi vuajtur, shyqyr na ka mbajtur koha mirë”,-tha Genci Limanllari.

    Në një kohë kur shumica e prindërve kërkojnë komoditet, ky baba zgjedh sakrificën si mjet për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve të tij. Ai tregon se ndihma nga shteti mungon.

    “Çfarë ti them unë shtetit? Ata e dinë vet. Ata më thanë bëj shtëpitë këtej poshtë, nuk kanë nevojë fëmijët vetëm për shtëpi, por e për të ngrënë e veshur. Unë kam 4 lopë, e ato nuk i kam të miat.

    Vetëm një lopë kam nga bonus i Ramës, bleva një lopë. Mos i humbja lekët, kur të vazhdojë shkollën do e shes e t’ua jap për të vazhduar shkollën. Me 150 lekë ndihmë ekonomike marr. Shes pak qumësht, nuk shes dot viçin e t’ia jap fëmijëve të mi.  Jetë e vështirë po ç’të besh? “-shtoi kryefamiljari.

    Edhe pse me mundësi të kufizuara, Genci tregon se do të vijojë këtë ritual deri sa fëmijët e tij “të dalin në ballë jetës “

    Genci Limanllari është shembulli i një prindi që nuk dorëzohet, duke e kthyer çdo mëngjes të vështirë në një hap drejt së ardhmes për fëmijët e tij.

    “Me kalë vij. Nuk kam frikë. Mbahem këtu e rri. Nuk mërdhij”,-thot njëri nga fëmijët.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit