19.8 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Historia e pabesueshme dhe skandaloze, 12 vjeçarja mbetet shtatzënë, i dyshuar si pedofil dhe përdhunues një 23-vjeçar!

    Një histori sa e pabesueshme, aq edhe skandaloze dhe kriminale, ka ndodhur në aksin Mallakastër-Përmet javë më parë.

    Një 23-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar së fundmi në Përmet, pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë një minorene 12-vjeçare nga qyteti i Përmetit.

    Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë kur 23-vjeçari me iniciale B.L. ka pasur raporte intime me 12-vjeçaren nga qyteti i Përmetit.

    Kontakti seksual ka shfaqur tek minorenia shqetësime në trup.

    Menjëherë ajo ka lajmëruar të atin që e kishte në Greqi pasi prindërit i ka në emigracion dhe vetë jeton me gjyshen.

    I ati e ka çuar të bijën 12-vjeçare për kontroll ne spitalin e Përmetit e aty ka mësuar se minorenia ka qenë shtatzënë në muajin e dytë.

    Vetë fëmija ka treguar emrin e personit që kishte pasur raporte me të e më pas Policia e Përmetit ka bërë arrestimin e tij.

    Deri më tani Policia e Përmetit e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje për shkak të përfshirjes së minorenes në të.

    Nuk dihet nëse raporti intim ka qenë në kushtet e përdhunimit apo të dëshirës së vetë minorenes.

    23-vjeçari mallakastriot, dyshohet se është autor edhe i disa grabitjeve të ndodhura në qytet kohët e fundit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit