10.5 C
Tirana
E premte, 1 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Historia e trishtë e mësueses që jeton në kabinë elektrike

    Këtë të shtunë në emisionin Real People, në Euronews Albania, ishte e ftuar një ish-mësuese me emrin Violeta e cila jeton në Tiranë në një kabinë elektrike me sipërfaqe 23 metrash katrorë.

    Në intervistën e veçantë të dhënë për gazetarin Flor Gjini, Violeta zgjodhi të përcillte dhe disa mesazhe për njerëzit. Ajo tha se edhe sot ndihet një fëmijë që nuk dëshpërohet, pasi sipas saj çdokush që u dëshpërua dhe u egërsua në këtë jetë, vetëm u shëmtua dhe kurrë nuk fitoi agjë.

    “23 metra, kaq. Me tim zot. Këtu e kisha edhe djalin student. Shkojnë te mamaja e nuses. Nuk ka problem, mjafton që të vijnë dhe të marr aromën e tyre. Nuk e marr vesh edhe vetë natyrën time. Shyqyr, faleminderit Zotit”, theksoi ajo.

    Flor Gjini: Të kanë pëlqyer gjithmonë lojërat fëmijnore?

    Violeta: Shumë!

    Flor Gjini: Si të duket jeta sot të duket si një loj fëmijnore?

    Viloeta: Unë gjithmonë jam një fëmijë gjigand. Nuk më mërzit asnjë gjë, nuk mendoj për zënie mendoj për zgjidhje. Kush u dëshpërua dhe nuk u shëmtua, kush u egërsua dhe nuk u shëmtua?! Kush e egërsua dhe fitoi?!

    Flor Gjini: E zhurmshme kjo rrugë.

    Violeta: Zhurma është e domosdoshme, mua heshtja më tremb. Heshtja është e frikshme, kam parasysh Leon Tolstoin, heshtja e Moskës ishte fatale.

    Flor Gjini: Prandaj na duhet pak lagje me zhurmë!

    Violeta: Me zhurmë që ka gjallesë!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit