11.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Historia e Zhegrovës: Nga “Messi i Kosovës”, te kampi i Milanit ku i habiti të gjithë

    Kur ishte fëmijë atë e quanin “Messi i Kosovës” dhe në moshën 12-vjeçare Edon Zhegrova u zgjodh mes më të mirëve nga kampi i Milanit në Prishtinë. Sot ai përpiqet të tregojë veten te Lille.

    Në ditën që u shënuan më shumë gola në një javë të Ligue 1, plot 38 të tillë, më i bukuri u realizua nga Zhegrova i Lilles.

    Nuk është hera e parë që ai realizon një gol të tillë gjatë karrierës së tij. Zhegrova u lind më 31 mars të 1999-ës, kur ishte fëmijë ai “çmendi” të gjithë Kosovën dhe mediat shkruanin për talentin “Messi ynë”.

    Talenti, tashmë 23 vjeç u lind në Herford të Gjermanisë, ku prindërit e tij ishin vendosur për t’i shpëtuar luftës. Ai mund të luajë me katër kombëtare, Gjermaninë, vendlindjen e tij, Shqipërinë nga ku është origjina e prindërve të tij, Belgjikën, ku u zhvendos në moshën 15-vjeçare dhe në fund Kosovën, të cilën zgjodhi të përfaqësonte.

    Si fëmijë ai konsiderohej si një nga talentet më të mëdha në vend. Krahasimet për të ishin nga më të ndryshmet, por në fushë Zhegrova tregoi vërtetë gjëra të pazakonta. Prekje elegante e topit, driblime, ftohtësi dhe aftësi në gjuajtje, të cilat për një djalë 12-vjeçar ishin shumë. Në “Youtube” ka ende video kur 23-vjeçari mbante fanellën e Flamurtarit të Prishtinës.

    Milan organizoi kampion Milan Junior pikërisht në Prishtinë në 2012-ën, një mundësi për të zgjeruar markën, për të argëtuar fëmijët dhe pse jo, për të zbuluar talentet e zonës. Aty ishte Edon Zhegrova. Ai u zgjodh lojtari më i mirë dhe u ftua të luante një ndeshje miqësore në “San Siro” së bashku me moshatarët e tjerë të përzgjedhur. Megjithatë klubi i Milan nuk nënshkroi me të. Zhegrova u nis për në Belgjikë, ku filloi të luante me klube profesioniste si Standard Liege, Sint-Truiden, pastaj Genk, Basel dhe sot me Lillen.

    Është e vërtetë se një “Messi” në Lille është pak pavend, por nga ai klub kanë dalë talente që sot vlejnë shumë dhe që bëjnë shumë klube që të duan t’i kenë pjesë të tyren, siç janë: Nicolas Pepe, Osimhen, Jonathan David, Leao, Botman, Maignan, Renato Sanches. Milan është një nga kryesorët që mban gjithmonë një sy te Lille. “San Siro” nuk harrohet, e kush e di se një mundësi e dytë nuk do të vijë në të ardhmen.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit