13.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Historia emocionuese e katërnjakëve te spitali “Koço Gliozheni”, si nëna rrezikoi jetën dhe refuzoi abortin e dy foshnjave

    Doktor Nderim Horeshka ka publikuar një histori emocionuese, të një çifti që ka sjellë në jetë katërnjakë.

    Roza dhe Aldo refuzuan të abortonin foshnjat, pavarësisht rrezikut të lartë që kjo shtatzëni kishte si për Rozën, ashtu dhe për foshnjat.

    Sot ishte nje dite pune e lodhshme per mua me nje operacion te veshtire. Por sot qe edhe nje dite teper e vecante.

    Nje cift i mrekullueshem Roza dhe Aldo me bene nje surprize, qe me hoqen lodhjen e operacionit.

    Ato jane prinder te katernjakeve te lindur ne Spitalin tone me 8 Gusht. Qe lindje parakohe.

    Qe nje shtatzani me rrezik te larte. Qe kur u diagnostikua ne fillim te shtatzanise, qe ishte katernjake patem nje bashkebisedim teper te gjate duke u sqaruar rreziqet dhe komplikacionet e mundeshme si per nenen ashtu edhe per bebet.

    U kishin propozuar dhe feto reduction (nderprerje ne barkun e nenes te zhvillimit te dy nga bebeve). Roza e kishte refuzuar kete nderhyrje dhe vendosi vazhdimin e shtatzanise, duke marre rrezikun teper te larte per vete  dhe bebet. Doktor ti si me thua? 

    I thashe qe une jam ne parim kundra abortit. Por vendimarrja eshte e juaja. Me thote Dr.Nderimi kemi vendosur ti mbajme te kater bebet, zoti mi dhuroi e shpresoj te me ndihmoje t’i lind e t’i rris.

    Dua qe shtatzanine t’a ndjek me ju.

    Qe nje sfide dhe per mua, sepse eshte shtatzani me rrisk.

    Roza u hospitalizua qe 21-22 javeshe ne SUOGJ ”Koco Gliozheni“ dhe deri me sot.

    Sot Roza dhe Aldo dolen duar plot dhe teper te lumtur me 4-foshnjat e tyre, 3 djem dhe nje vajze. Ato nuk dolen nga spitali me priten 2.5 ore sa mbarova operacionin, per te me pershendetur dhe falenderuar me shume mirenjohje per punen e bere.

    U mrekullova nga fjalet e ndjera dhe teper prekese jo vetem per mua, por per gjithe stafin e spitalit tone.

    Vertet eshte nje histori suksesi profesional, ku kontribuan te gjithe mjeket e spitalit ,ekipet e rojeve qe e kane ndjekur me vemendje cdo nate.

    Stafi  i pathologjise barres, ne vecanti DrJonida Dautllari qe ishte mjeke e dhomes e qe konsultoheshim cdo dite per gjendjen, ecurine, mjekimin etj.

    Nje merite e vecante ekipi qe asistoi lindjen me operacion,Dr.Anika Dokle,DrFlori Llabani,Dr Kela.

    Por ,nje merite dhe vleresim teper te vecante merr stafi i Neonatologjise,mjeket dhe infermieret qe jane perkujdesur maksimalisht qe nga lindja e deri  sot.

    Faleminderit Zotit!

    Profesioni yne teper i veshtire ,plot stres,ankth,edhe here here pasiguri ,qe lidhen me ate qe mjekesia nuk shkence ekzakte dhe vleresimet e parashikimet jo gjithmone jane te sakte. Por, ky profesion teper i bukur, te fal emocione kaq pozitive qe vetem ne kemi fatin t’i perjetojme,gezim e lumturi te papershkruar me fjale, lindja e jetes! Behemi pjese e gezimit, lumturise te atyre qe behen prinder.

    I ndajme bashke keto momente gezimi teper te vecanta.

    Faleminderit qytetareve te Tiranes dhe gjithe Shqiperise ,qe na besojne jetet e femijeve dhe grave, nenave e motrave te tyre.

    Po ndaj me ju foto, me lejen paraprake te ciftit Roza dhe Aldo.

    Ekografi te fillimit shtatzanise, ecurise dhe fotot e sotme, qe do te jene te paharruara per mua!

    Ju uroj: Jete te gjate, shendet e fat te kater femijeve te Rozes dhe Aldos.

    Zoti ju bekofte familjen tuaj”, shkruan doktor Nderim Horeshka.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit