14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Historia kaq e veçantë e këtij çifti: Rifitova shikimin dhe e pashë për herë të parë

    Historia e dashurisë së Sophia Corah, duket sikur mund të jetë skenari i një filmi që do të donim patjetër ta shikonim. Ajo kaloi nga të paturit një sëmundje që krejt papritur e la të verbër deri në rigjetjen e forcave, dashurisë dhe në fund një fitore ndaj sëmundjes.

    Si nisi gjithçka

    Sophia u zgjua dhe ndjeu se diçka nuk shkonte, por nuk mund ta kuptonte se çfarë saktësisht. Duke shkuar për në klasë, ajo kuptoi se gjithçka ishte bërë e paqartë. Në klasë, kuptoi se nuk arrinte dot të lexonte as librat përpara saj.

    Historia kaq e veçantë e këtij çifti: 'Rifitova

    Rezultoi se ajo kishte një gjendje të quajtur keratokonus, e cila shkaktoi një rënie drastike të shikimit.

    “Kalova në depresion për rreth 8 muaj pasi e gjithë bota ime u përmbys,” shprehet Sophia.

    Ajo e takoi burrin e saj të ardhshëm pikërisht në kohën kur kishte më shumë nevojë për të.

    Historia kaq e veçantë e këtij çifti: 'Rifitova

    Pavarësisht gjendjes së saj, Sophia vendosi të mos e linte shkollën, megjithatë, ajo u transferua në një tjetër që ishte më afër qytetit të saj, pasi nuk mund të shkonte më aq larg. Siç e shpjegoi Sophia, pjesa më e vështirë e përvojës së saj “ishte largimi nga familja, ndërsa përballej me jetën e përditshme që ndryshonte nga dita në ditë”. Megjithatë, pavarësisht nëse ishte fati apo universi, Sophia takoi atë që tani është bashkëshorti i saj, Christian.

    “Ai me të vërtetë u bë familja ime”, shpjegoi Sophia. “Isha shumë e prekur nga fakti se sa shumë kujdesej për mua ky person që sapo kisha njohur.”

    Ishte një moment i paharrueshëm kur ajo e pa për herë të parë.

    Procesi i saj i shërimit konsistonte në testimin e grupeve të ndryshme të lenteve të kontaktit dhe 2 operacione.

    Lentet e para që përdori Sophia nuk funksionuan për një kohë të gjatë, por ajo ishte në gjendje të shihte fytyrat për disa orë një ditë. Kur pa fillimisht fytyrën e Christian, u magjeps, duke eksploruar të gjitha detajet e saj.

    Historia kaq e veçantë e këtij çifti: 'Rifitova

    Lidhja e tyre ka patur uljet dhe ngritjet e veta, por fundi ka qenë i lumtur: Një martesë dhe një jetë pranë njëri-tjetrit. Këtu, në më shumë se çdo rast, vlen të themi se po, dashuria qenka e verbër.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit