21.5 C
Tirana
E hënë, 8 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Historia prekëse: 17 vjeçari e përplasi për vdekje me makinë, 2 vajzat shkojnë në shkollë pa babanë, shoqërohen nga nëna!

    Edhe pse ëndrra më e madhe e Kreshnik Tomanit, 35- vjeçarit të ndjerë i cili ndërroi jetë pasi u përplas me një automjet në 24 gusht, nga një 17 vjeçar, ishte jo vetëm të shkollonte vajzat e tij, por Nikitën ta bënte këngëtare, gjithçka u përmbys.

    Në këté ditë të parë të shkollës Nikita dhe motra e saj Fjonisa , nuk u shoqëruan nga babai i tyre i dashur, dhe as me buzëqeshje si gjithë fëmijët e tjerë.

    Të kapura për dore nga nëna e tyre Kristina e cila mbante me vete dhe foshnjën 9- muajshe teksa përmbahej të mos lotonte, dy vajzat iu bashkuan fëmijëve të tjerë , në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa”  për të nisur rrugëtimin e dijes.

    Një histori e dhimbshme, që i dha ngjyrë gri një dite te vecante si kjo e sotmja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit