16.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Historia prekëse: Njerëzit ndihmojnë 26-vjeçarin të birësojë vogëlushin që gjeti në plehra

    Jimmy Amisial ishte duke ecur nëpër Gonaives, Haiti, për në një festë të Vitit të Ri në 2018-n, kur vuri re një turmë me njerëz dhe iu afrua.

    “Kur arrita në vendin ku njerëzit po bënin zhurmë, pashë një fëmijë,” tha Jimmy për CNN. Asokohe ai ishte 22 vjeç dhe kishte shkruar në vendlindje pas pushimeve nga shkolla në Teksas. “Ishte në një grumbull plehrash dhe dëgjohej një e qarë dhe nuk kishte asnjë njeri të vetëm që donte të bënte diçka për të.”

    Ndërkohë që vendasit kishin frikë të preknin foshnjën sepse kishin frikë se fëmija ishte ose i mallkuar ose i ligë, tha Amisial, ai e mori atë me nervozizëm.

    “Ai nuk kishte rroba. Ai kishte milingona që zvarriteshin mbi të, sepse ai ka qenë atje për disa orë. Kur e mora, menjëherë pushoi së qari.”

    Aty nisi një lidhje shumë e fortë dhe tani, më shumë se katër vjet më vonë, Jimmy po përpiqet të zyrtarizojë atësinë duke birësuar zyrtarisht djalin që nuk e ka lënë vetëm që nga ajo natë. “Kur u zgjova atë ditë, nuk e dija se jeta ime do të ndryshonte përgjithmonë”, tha ai për CNN.

    Natën që ai gjeti djalin, e çoi në shtëpinë e nënës së tij, Elicie Jean, e cila ishte e tronditur që djali i saj kishte shkuar në një festë dhe ishte kthyer me një foshnjë 3-muajshe.

    Ai thirri policinë për të raportuar se çfarë kishte gjetur dhe e mbajti foshnjën gjatë natës, teksa policia hetonte rastin, siç sugjeruan autoritetet, tha ai. Të nesërmen, një zyrtar u shfaq në shtëpinë e nënës së tij për ta pyetur nëse donte kujdestarinë e përkohshme të fëmijës pasi askush nuk kishte dalë për ta kërkuar atë.

    “Pasi më bëri atë pyetje, pata shumë netë pa gjumë. Kisha dyshime, por nëna ime më kujtoi se gjërat ndodhin për një arsye,” tha Jimmy për CNN. “Gjithmonë kam dashur të jem pjesë e diçkaje të madhe dhe për mua, ky ishte momenti.”

    Pas pushimeve, ai u kthye në Teksas siç e kërkonte programi i vizave studentore, por e la fëmijën nën kujdesin e nënës së tij, teksa ai vazhdoi t’i mbështeste financiarisht. Një vit më vonë, në vitin 2019, Jimmy vendosi të nisë procesin për të birësuar zyrtarisht fëmijën të cilin e quajti Emilio Angel Jeremiah. Por, më vonë hasi pengesa pasi procesi rezultoi i kushtueshëm.

    “Nuk ishte aq e lehtë,” shtoi ai. “Në Haiti është e vështirë të bësh gjëra qeveritare. Kur fillova procesin, m’u duk mirë, por më pas më kërkuan shumë para, por nuk kisha fonde.”

    All God’s Children International, një agjenci birësimi, vlerëson se kushton mbi 40,000 dollarë për të birësuar një fëmijë nga Haiti pa përfshirë biletat e avionit, akomodimin dhe tarifat e tjera që lidhen me udhëtimin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit