8.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Historia që qëndron pas fustanit “hakmarrës” të Dianës!

    Princesha Diana befasoi me veshjen e saj të guximshme qershorin e viti 1994, kur u shfaq në një event publik me një fustan të zi mëndafshi të puthitur pas trupit, dhe me super e zhveshura. Kjo u konsiderua një veshje e papërshtatshme për një princeshë, por Diana nuk e veshi pa qëllim.

    Në fakt, ai fustan shumë shpejt do të bëhej i njohur si “fustani i hakmarrjes” . Arsyeja lidhet me atë cfarë ndodhi atë ditë.

    Dy gjëra ndodhën brenda disa orësh: U transmetua një dokumentar mbi princin Charles ku ai pranonte se nuk i kishte qëndruar besnik, dhe ajo u shfaq me veshjen e shumëdiskutar më pas në një festë të Vanity Fair.

    I pyetur nëse ishte “besnik dhe i ndershëm” ndaj Dianës gjatë martesës së tyre, Charles ishte përgjigjur: “Po… Derisa të dëmtohet në mënyrë të pariparueshme”!

    Princesha zgjodhi të dukej më mbresëlënëse se kurrë, duke e përballur me dinjitet dhe mjaft sharm rrëfimin dërrmues të bashkëshortit!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit