23.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Historia “sekret” e dashurisë, e Flori Mumajesit

    Flori Mumajesi është një ndër emrat më të rëndësishëm të muzikës shqiptare në vitet e fundit.

    Por, ndërsa ka bërë dhjetëra këngë që janë kthyer n ëhite, Flori ka ruajtur një profil të ulët në publik.

    Ai nuk shfaqet pothuajse fare në media dhe e ka mbajtur larg publikut jetën e tij personale.

    Për këtë arsye, gjithmonë ka pasur kuriozitet për jetën e tij.

    Prej disa vitesh ai thuhet se është në një lidhje me moderatoren nga Kosova, Liberta Spahiu.

    Kjo është arsyeja, që thuhet se e shtyu atë të transferohej në Prishtinë, ku jeton fare pranë shtëpisë së Libertës.

    Por pas një marrëdhënie plot ulje-ngritje, thuhet se për momentin ata janë ndarë, për të kaluar një periudhë reflektimi.

    E pyetur kohë më parë se kush është Flori në jetën e saj, Liberta Spahiu u përgjigj: “Është një gjeni për atë që bën”. Ndërsa pyetjes tjetër nëse mund të jetë ajo një nuse në Tiranë, iu përgjigj: “Po, pse jo”.

    Por, a do të ndodhë kjo ndonjëherë? Kjo mbetet të shihet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit