7.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Historia tragjike e 66-vjeçarit: Dje ish i burgosur politik, sot i braktisur nga familja dhe miqtë. Jeton poshtë një ure i sëmurë dhe pa bukë

    Mes mbeturinash, poshtë urës së Drinit jeton ish-i dënuari politik, Ndue Murçaj nga fshati Gryk-Lumi i Lezhës. I braktisur nga familjarët por dhe shoqëria, 66-vjeçari vuan nga disa sëmundje.

    “Kam 3 muaj e gjysmë që jetoj nën urë. I lodhur jam, me fjet s’kam, kurrgjë. Një batanijë m’a kanë falë njerëzit për sevap. Çfarë më falin ndonjë copë bukë që ma falin njerëzit aty, dal e lypi prej hallit” – tha ai.

    Ndue Murcaj nuk ka përfituar dëmshpërblim për vitet e burgut edhe pse mban statusin “i burgosur politik”, lëshuar nga Instituti i Ish-të Përndjekurve Politike.

    “Kërkoj ndihmë prej shtetit me më dhanë ato paret e burgut që më takojnë. Është e vështirë jetesa ime, duke vdekur jam se dhe i sëmur jam. Ja i kam dhe duart e ënjtura prej operacionit”- vijoi ai.

    Në dokumentin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se Murçaj është arrestuar në 1977 dhe dënuar në ’78 nga Gjykata e Shkodrës me 25 vite burgim për tre akuza “terror mbetur në tentativë” “strehim diversantësh” dhe “vrasje e mbetur në tentativë”.  Ai ka kryer 14 vite burgim dhe është liruar në vitin 1991.

    Kontaktuar nga Report TV zyrtarë të Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë thanë se “çdo person i dënuar në komunizëm për terror është përjashtuar nga Ligji i Dëmshpërblimit pavarësisht se mban statusin “I burgosur politik”.

    Ndue Murçaj tregon se nuk ka asnjë të ardhur!

    Edhe pse ka mbushur moshën, nuk ka përfituar as pensionin e pleqërisë.

    “Dua me më dhanë pensionin se kam 6 muaj që kam dalë në pension dhe nuk më kanë dhënë asnjë lek se nuk kam asnjë të ardhur”-vijoi ai.

    Pas sinjalizimit nga mediat Shërbimi Social në Bashkinë Lezhë është vënë menjëherë në lëvizje, por pa arritur ende që të gjeje zgjidhje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit