Bashkë me aktivisten e njohur të komunitetit shqiptar të Egjiptit zonjën Linda Luarasi vendosëm dy pllakata në këtë ndërtesë historike ish pronë e atdhetarit Athanas Tashko në kujtim të kontributeve madhore të kësaj familje me origjinë nga fshati Frashër.
Respekt e mirënjohje për shqiptarizmën e kohëve të vështira të një shekulli më parë, falënderime edhe për ata që ndihmuan në këtë mision historik:
Eno Koço i biri i këngëtares Tefta Tashko, Blendi Gonxhja ministër i kulturës, Jona Dervishi presidente e fondacionit URF, Alma Hoxha kryebashkiake e Përmetit, Gjergj Luca pinjoll i “frashërllinjve dhe sipërmarrës.
Nga Bledi Mane, Fajun-Egjipt më 1 shtator 2025