13.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Hodhi gabimisht bitcoin me vlerë €181 milionë: Inxhineri përdor IA dhe qen robotë për t’i gjetur

    Në vitin 2003, James Howells, një inxhinier kompjuteri, po pastronte zyrën dhe hodhi aksidentalisht një laptop të vjetër që përmbante në hard disk 8,000 bitcoin. Sot, me fuqizimin e bitcoin, paratë që ka flakur tutje kapin shifrën 181 milionë euro.

    James beson se laptopi gjendet në një vendgrumbullim mbeturinash në Newport, në Uells dhe ai synon të përdorë inteligjencën artificiale (IA) për të kërkuar nëpër mijëra ton mbeturina në landfill.

    Më parë, atij iu mohua kërkesa për të vizituar vendin për shkak të shqetësimeve mjedisore, por ai ka krijuar një skemë të teknologjisë së lartë.

    Propozimi i tij i ri do të përdorë teknologjinë e inteligjencës artificiale për të operuar një krah mekanik që do të filtronte mbeturinat. Sipas planeve, ai do të punësojë një numër ekspertësh të mjedisit dhe të rikuperimit të të dhënave.

    Ndërkohë që kërkimi vazhdon, James do të “punësojë” gjithashtu qen robotë si siguri, në mënyrë që askush tjetër të mos mund të përpiqet të vjedhë hard diskun. Qentë robotë janë robotë të krijuar për t’u ngjasuar qenve në pamje dhe sjellje, zakonisht duke përfshirë karakteristikat e qenit si lehja ose tundja e bishtit.

    James tha për Guardian: “Gërmimi i një landfilli është një operacion i madh në vetvete. Financimi është siguruar. Ne kemi sjellë një specialist të inteligjencës artificiale.”

    Ai beson se kërkimi do të zgjasë rreth nëntë deri në 12 muaj, megjithatë, edhe nëse merr leje, nuk ka asnjë garanci se “gjuetia” do të jetë e suksesshme ose që bitcoin do të rikuperohen nga hard disku.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit