14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Humb jetën punëtori tek godina ‘Auto Star Albania’ e Kastratit, ngjarja mbahet e fshehur

    Tre ditë më parë policia lajmëroi se një punëtor ra nga skela në afërsi të mbikalimit të Rinasit. Por në njoftimin e saj policia u kujdes të mos bënte publik emrin e biznesit dhe atë të punëtorit. Ndërkohë që Policia e Shtetit mjaftohet me një frazë “në afërsi të mbikalimit të Rinasit”.

    MCN shkruan se i ndjeri Shkëlqim Demiraj 48 vjec, ka qenë duke punuar në ambientet e ‘Auto Star Albania’, kompanisë që ka në koncesion shitjen e makinave Mercedez Benz në Shqipëri, në pronësi të grupit Kastrati.

    Njoftimi i policisë:

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasit D. D., 41 vjeç (administrator në një firmë) dhe E. D., 34 vjeç (inxhinier në një firmë), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, në afërsi të mbikalimit të Rinasit dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit në të cilin ishte duke punuar shtetasi Sh. D., 48 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital”.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit