Aktorja e njohur Egla Ceno ishte së fundmi e ftuar në Top Channel, ku foli për karrierën, projektet e ardhshme dhe gjendjen shëndetësore të nënës së saj.
Gjatë intervistës, ajo u ndal edhe te debati i krijuar me Ermal Mamaqin në “Goca dhe Gra”, si edhe te procesi gjyqësor me Samir Kodrën. Ceno përsëriti vendosmërinë për ta çuar çështjen deri në fund, madje edhe deri në Strasburg, nëse do të jetë e nevojshme.
“Unë jam unë, nuk ndalem në këtë histori. Deri në hënë, kam thënë unë. Deri në Strasburg, nëse Shqipëria nuk i jep vëmendjen që meriton çështja. Gjithsesi, kam besim te drejtësia shqiptare. Kush është i interesuar, të mos bëhet merak: i kam lekët për ankimimin. Nuk është punë me ‘më fal’ dhe ‘të fala’,” u shpreh Ceno.
Sa i përket debatit me Ermal Mamaqin, ajo theksoi se nuk ka asgjë personale me askënd: “S’kam asgjë personale as me njërin, as me tjetrin.”



