8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Humbi partnerin nga Covid, poetja shqiptare: Dyert për dashuri të reja janë të hapura

    Në një intervistë për “Euronews Albania”, poetja Rita Petro foli si rrallëherë  për jetën e saj private. Ajo rrëfeu pa hezitim si e nis mëngjesin, e foli hapur dhe për jetën sentimentale pas humbjes së partnerit.

    Largimi i tij nga jeta ishte i dhimbshëm për të,  teksa Ritës i është dashur të mësohet të jetojë me boshllëkun që ikja e tij la pas. Megjithatë, ajo nuk ia ka mbyllur dyert dashurisë.

    “Në fund të fundit ne kemi ardhur në këtë jetë dhe rrugëtimin e kemi vetëm, përveç “aksidenteve” që mund të ndodhin bashkë. Jemi në një rrugëtim vetëm.

    Mund të ngjitemi në rrugën që rrallë shkohet. Është rruga e ngritjes shpirtërore, ngjitemi dyshe dhe janë një fat i madh njerëzit që takojmë.

    Me thënë të drejtën jeta ime ka qenë gjithnjë e mbushur, siç ka qenë dhe jeta e partnerit tim. Prandaj kemi qenë dy njerëz që kemi ndenjur bashkë se kemi dashur të rrimë bashkë, jo sepse kemi krijuar lidhje varësie.

    Ne kemi qenë të pavarur dhe unë nuk kam ndjerë atë pjesë që ndonjëherë ndjejnë gratë dhe burrat, që më humbjen e partnerit jeta e tyre merr fund. Sepse është krijuar si lidhje varësie. Në momentin që je një person i lirë atëherë normalisht jeta për ty vazhdon.

    Normalisht gjithë dyert janë të hapura kundrejt dashurisë se sa lloji i dashurisë. Të gjitha llojet e dashurisë janë të mirë se ardhura derisa të kemi jetën, sepse në fund të fundit është një energji që e kemi brenda vetës,”- tha ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit