21.5 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Humor nga Gjirokastra, Tritan Shehu: Jam i bindur se rezultati do të jetë i mirë për PD-në

    Ndërsa numërimi i votave vazhdon në të gjithë vendin dhe Partia socialiste është në avantazh të thellë, kandidati për deputet Tritan Shehu nga Gjirokastra ka deklaruar se është i bindur se PD do të ketë një rezultat të mirë.

    Shehu tha për News24 se pret një rezultat “i cili do të shënojë pikërisht vullnetin e qytetarëve të Gjirokastrës ndaj këtij regjimi”

    “Është akoma shpejt për të folur për rezultatin, presim numërimin e kutive të tjera.

    Unë jam i bindur se rezultati do të jetë i mirë për PD. Një rezultat i cili do të shënojë pikërisht vullnetin e qytetarëve të Gjirokastrës ndaj këtij regjimi.

    Pres që të marrin rezultatin më të mirë të mundshëm. Pres të përfaqësohet me 2 deputetë”, tha Shehu.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit