10.5 C
Tirana
E hënë, 9 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Humori im lindi nga dhimbja në familje”, rrëfimi prekës i Ermal Mamaqit

    Aktori dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe ndryshe gjat intervistës së tij në “Grida Duma Podcast”, ku ka zbuluar se burimi i humorit të tij nuk ka qenë gjithmonë argëtimi, por nevoja për të qetësuar situata të vështira brenda familjes.

    Mamaqi tregoi se aftësia për të bërë shaka dhe për të sjellë buzëqeshje është formuar që herët, si një mekanizëm për të ulur tensionet dhe për të krijuar paqe në momentet e ngarkuara emocionalisht. Sipas tij, kjo ka ardhur si një përgjigje ndaj konflikteve të përditshme, të ngjashme me ato që hasen në shumë familje shqiptare.

    “Në fakt humori kjo aftësi e imja ka lindur nga një nevojë që unë kam pasur për ë si të thuash për të krijuar paqe në familjen time. Domethënë është e dhimbshme kur e dëgjon ose po ta kuptosh që këtë aftësi unë e kam zhvilluar si një nevojë për të ulur gjakrat. Kishte konflikte? Ka pasur ë si çdo familje shqiptare”, tha Mamaqi.

    Ai shpjegoi se shpesh përdorte humorin për të shmangur përplasjet dhe për ta kthyer situatën në diçka më të lehtë për t’u përballuar, edhe pse rrënjët e kësaj aftësie lidhen me momente jo gjithmonë të gëzueshme.

    Aktori ndau gjithashtu se edhe sot, në jetën e tij familjare, vazhdon ta përdorë humorin si mjet qetësues. Me nota ironie, ai tregoi se u bën shpesh shaka prindërve të tij kur ata përfshihen në debate të vogla, duke i krahasuar me personazhe vizatimorë dhe duke e kthyer çdo konflikt në një situatë për të qeshur.

    “Biles kur me këtë nivel që jemi duke jetuar jetën tani, unë i marr ato prindërit e mi, i them ore si s’jeni ndarë ju deri tashi hallall domethënë ose tani e përdor si me humor, zihen për shembull të dy, se janë në një moshë që si i them unë si Tomi dhe Xherri edhe zihen të dy i them unë divorcin direkt ja u paguaj unë njëri të mbajë shtëpinë tjetrin ja paguaj unë qiranë gjithë jetën divorcin”, tregoi mes humorit aktori.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit