9.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    I afërmi i familjes që u aksidentua në Tiranë: Ju tregoj historinë e tyre, luteshin prej shumë vitesh për një fëmijë!

    I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga, Elvis Toçi, i afërmi i familjes Konomi që u përplasën nga makina tip “G-class” ditën e djeshme teksa kalonin në vijat e bardha, ka treguar historinë e tyre.

    Ai tha se çifti kishin disa vite martuar dhe prej kohësh dëshironin që të bëheshin me një fëmijë.

    Toçi tregoi se Vilma Konomi ishte mjeke familje dhe udhëtonte çdo ditë për në Vorë për pacientët e saj kurse Ervini punonte në Ministrinë e Arsimit.

    “Arjani është punonjës në Ministrinë e Arsimit, kurse Vilma mjeke dhe ky fëmijë erdhi si një mrekulli pas shumë vitesh martese dhe përpjekje.

    Imagjino të arrish gëzimin më të madh të jetës dhe të ndodhi një tragjedi. Është një familje normale si të gjithë ne, është në rrugën e vetë.

    Dy njerëz që punojnë me ndershmëri. Vilma punon si mjeke familje në Vorë. E bën çdo ditë vajtje ardhje. Është shumë e përkushtuar.

    Ne jemi shoqëri që e pranon të fortin, krimin…nuk na duket më çudi është bërë pjesë e jona.

    Ky rast është një kauzë që duhet të na bëjë bashkë. Makina është kthyer në një armë.

    Një armë që po vret si në Ukrainë. Nëse ndërtojmë një shtet të fortë këta njerëz do pakësohen”, u shpreh Toçi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit