21.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    I arrestuar pas sherrit të dhunshëm në Prishtinë, Meriton Mjekiqi: Ky lloj marketingu na bën shumë mirë

    Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Meriton Mjekiqi ka reaguar pas lajmeve se ishte arrestuar së bashku me vëllain e tij pas një sherri të dhunshëm në Prishtinë.

    I ftuar në panelin e ‘Goca & Gra’, Mjekiqi ka gjetur dhe të mirën që sjellin këto tituj si promovimi apo njëfarë marketingu, por kanë dhe anën e keqe, shqetësimin që sjellin te familjarët apo që cënojnë dhe privatësinë.

    Dallimi i të vërtetës dhe asaj që lexohet është shumë i madh, as jam arrestuar dhe as kam qenë në burg dhe as në arrati. Është një keqkuptim. Portalet abuzojnë sidomos me personazhet e shoëbizit. Vitin e kaluar ka qenë diçka shqetësuese për një aksident. Këto zhurmat neve na bëjnë edhe mirë, përveç se shqetësojnë familjen.

    Marketing të bënë mirë por jo të teprohet për të shkruar për arrestime. Gjatë kohës që dolën lajmet unë e pash një portal që fliste për mua për një rast të 2019 dhe gënjente. Është diçka që ka kaluar, nuk jam arrestuar, ishte një keqkuptim jo konflikt, jo arrestime.

    Privatësia është shumë e shenjtë, prindërit dhe familja, nuk dua ti shqetësojë. Kur preken prindërit, unë aty e përcaktojë limitin e privatësisë”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit