9.5 C
Tirana
E enjte, 27 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    I ati i pësoi infarkt, Jori Delli zbulon fatkeqësinë tjetër në familje!

    Jori Delli ka sqaruar së fundi arsyen e mungesës se saj prej disa kohësh në rrjetet sociale. Përmes një reagimi në profilin e saj në Instagram, modelja rrefeu se babai i saj pësoi një infarkt gjatë kohës që ishte në Shqipëri. Ajo ka treguar se i ati është sëmurur në Vlorë, ndërsa ka shprehur rezerva për trajtimin mjekësor atje.

    Jori Delli, ka ndarë publikisht një nga momentet më të rënda të jetës së saj gjatë një interviste në programin “E Diell”. Edhe pse babai i saj tashmë është në përmirësim, vetëm dhjetë ditë pas kësaj ngjarjeje, familja u përball me një tjetër fatkeqësi.

    “Fatkeqësisht, pas pak ditësh, nëna ime pësoi një aksident me makinë dhe aktualisht ndodhet në një spital në Itali,” zbuloi ajo.

    Në dëshminë e saj, Jori nuk la pa përmendur gjendjen e spitaleve në Shqipëri, duke e cilësuar përvojën në spitalin e Vlorës si traumatike.

    “Nuk jam e lumtur për situatën shëndetësore në Shqipëri. Spitali i Vlorës ishte i tmerrshëm me atë që përjetoi babai im. Vetëm kur ai u transferua në Tiranë, arrita të ndihesha më e qetë,” tha ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit