7.5 C
Tirana
E premte, 10 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    I dashuri i ri nuk i kursen batutat mbi vaginën e Kim Kardashian

    Kim dhe Pete nuk kanë aspak turp të bëjnë shaka për jetën e tyre seksuale. Rishtazi, në episodin e ri të “The Kardashians”, ndërkohë që çifti po rrëfente një ngjarje, Kim i ndërpreu fjalën të dashurit të saj, për t’i prezantuar një prej anëtareve të ekipit të xhirimeve.

    “Ajo di gjithçka për mua. Me shumë mundësi ka parë edhe vaginën time” – tha Kim për anëtaren e ekipit, me të cilën njihej prej 14 vitesh. (Super mënyrë për të prezantuar dikë që të njeh për vite me radhë).

    “Më shumë se unë?”, – pyeti Pete, referuar vaginës së Kim.

    “Jo, jo më shumë se ti, por me shumë mundësi e ka parë”, – u përgjigj Kim.

    Çfarë tha vajza e xhirimeve? E mohoi ta kishte parë, por Kim s’u ndal me kaq. “Do shkojmë deri aty. Duhet disa kohë për të parë vaginën time, por gjithsesi mund ta kërkosh në internet. Po bëj shaka”, – tha ylli i “The Kardashians”, duke qeshur.

    Epo, mesa duket, Pete di të bëjë shaka me çdo gjë, ama as Kim (dhe vagina e saj) nuk mbeten pas.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit