“Dr. Jenn, vura re që të dashurit tim ndonjëherë i “pëlqejnë” fotot me bikini në Instagram. Nuk mendoj se do të ofendohesha nëse do të ishin të Gigi Hadid, por janë të vajzave të ndryshme, që ai as që i njeh. Si mund ta di nëse ai është fiksuar pas tyre, pa u dukur si kontrolluese apo shumë xheloze?”
*Dr. Jenn Mann, është psikoterapiste, që u përgjigjet lexuesve për In Style. Përgjigjja e saj vijon is më poshtë:
Në gati tre dekada që kam qenë në praktikën private si terapiste, nuk ka asnjë zhvillim tjetër që kam parë që të ketë shkaktuar më shumë konflikt në çifte sesa rrjetet sociale. Ankthi që po përjetoni është i zakonshëm.
Shumica e njerëzve në një marrëdhënie kanë këndvështrime të ndryshme rreth ndërveprimit në mediat sociale. Ne priremi të supozojmë se partneri ynë do të ndihet në të njëjtën mënyrë dhe kur ata ndërveprojnë në një mënyrë që na bën të mos ndihemi rehat ose na shqetëson, ne priremi ta marrim shumë personalisht.
“Burrat janë krijesa vizuale!” Po, ata janë (sigurisht, unë njoh shumë gra që do e vlerësonin gjithashtu një foto seksi). Ne të gjithë i shohim njerëzit tërheqës. Jeni në një lidhje; ju nuk e keni humbur aftësinë tuaj për të vlerësuar një pamje estetikisht të këndshme. Por ka një ndryshim midis shikimit dhe bërjes së një deklarate publike që po shikoni.
I pafajshmi vs. fajtori “Like”
Në përvojën time klinike, ka dy lloje burrash të përkushtuar që “pëlqejnë” shkrepjen me bikini. I pari është i pafajshmi dhe i dyti është fajtori.
Njeriu i pafajshëm e pëlqen imazhin për një sërë arsyesh: ai po përpiqet të jetë i sjellshëm, dëshiron të tregojë vlerësim për një figurë të bukur, nuk është në të vërtetë duke menduar dhe thjesht pëlqen shumicën e gjërave që i dalin para. Nuk i intereson se çfarë ka bërë në rrjetet sociale. Edhe nëse ai mendon se kjo grua e veshur me bikini është shumë seksi, ai kurrë nuk do të rrezikonte lidhjen e tij dhe nuk po kërkon një lidhje tjetër. Ky djalë priret të vlerësojë sjelljen e tij bazuar në qëllimet e tij, jo bazuar në një vlerësim se si mund të perceptohet nga të tjerët ose si mund t’ju bëjë të ndiheni. Në mbrojtje të tij, nëse nuk keni pasur kurrë një bisedë, ku i thoni si ndiheni për veprimet e tij online, mos prisni që ai t’ju lexojë mendjen.
Djaloshi tjetër është “fajtori”. Ai është fajtor për përdorimin e “pëlqimeve” për t’i dërguar një mesazh gruas në fjalë. Ai po përpiqet t’i bëjë lajka dhe të tërheqë vëmendjen e saj. Zakonisht këtë e bën me disa vajza. Mund edhe t’u komentojë dhe gradualisht, t’ju shkruajë atyre në inbox.
Vendosja e kufijve
Ndoshta është koha që ju të bëni një bisedë për rrjetet sociale, nëse kjo ju shqetëson. Kjo bisedë, ku ju flisni për kufijtë me të cilët jeni të kënaqur kur bëhet fjalë për rrjetet sociale, është një pjesë e rëndësishme e një marrëdhënieje moderne.
Ata që janë të shpejtë dhe të lirshëm me “like” ndonjëherë kanë frikë se t’u thuhet të ndryshojnë sjelljen e tyre në mediat sociale është e ngjashme me të qenit i kontrolluar ose mendojnë se kufizohet liria e tyre. Kuptoni se nuk ka gjasa ta zgjidhni këtë në një bisedë. Ju nuk e ndryshoni mendimin e dikujt brenda natës. Kjo ndodh me kalimin e kohës, përmes një sërë bisedash, dhe ndërsa lidhja mes jush rritet, i dashuri juaj do të kuptojë më mirë mënyrën se si mendoni dhe pse një “like” mund t’ju lëndojë.
Unë rekomandoj të filloni me një hyrje të hapur për temën:
“Ne jemi bashkë prej pesë muajsh tani dhe nuk të kam pyetur kurrë për atë që të bën të ndihesh mirë apo jo, lidhur me rrjetet sociale. Do të doja të dëgjoja mendimet e tua dhe të ndaja disa nga të miat.”
Mund të habiteni nga ajo që mësoni për partnerin tuaj. Ndërsa biseda përparon, mund ta pyesni për pëlqimet që keni vënë re.
Siç them gjithmonë, kërkoni të kuptoni. Do të merrni shumë më tepër nga kjo bisedë dhe do të jeni në gjendje të vlerësoni nëse ai është një djalë i pafajshëm apo fajtor, nëse dëgjoni dhe mbani nën kontroll reagimet tuaja.