18.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    I dërgonte drona gjatë qëndrimit në ‘BBV’, Luiz Ejlli surprizon fansin në ditën e tij më të veçantë

    Këngëtari i njohur shkodran, Luiz Ejlli ishte një ndër konkurentët e “BBV”, i cili me lojën, gallatat dhe humorin e tij arriti që të bëjë për vete një publik të gjerë duke u shpallur fitues i këtij reality show.

    Të shumta kanë qenë edhe dhuratat, surprizat dhe sidomos dronat që artisti merrte nga fansat e ‘çmendur’ gjatë qëndrimit në këtë spektakël.

    Mirëpo së fundmi fituesi i “BBV” ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të falenderuar një ndër fansat e tij të ‘zjarrtë’ i cili e ka mbështetur dhe i ka dërguar drone kur ai ndodhej brenda shtëpisë.

    Në ditën e tij më të veçantë, siç është ajo e dasmës Luizi ka kënduar live për të, ndërsa video e ka postuar në InstaStory teksa krahas saj ka bërë një shkrim falenderues për dhëndrin.

    “Faleminderit për dronat Kristi. Ishte minimum që mund të bëja për ty. Të trashëgohesh.”, ka shkruar Luizi krahas videos.

    I dërgonte drona gjatë qëndrimit në 'BBV', Luiz

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit