15.5 C
Tirana
E mërkurë, 8 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    I falimentuar, “bëhet i gjallë” Bert Xhani kërkon rikthimin tek Partizani, i përgjigjet Gaz Demi

    Albert Xhani, ish-presidenti i Partizanit, në një intervistë për mediat shprehu dëshirën e tij për t’u rikthyer te Partizani.

    Nisur nga kjo deklaratë, ishte me interes të shihej reagimi i presidentit aktual të të kuqve, Gaz Demi.

    Demi i pyetur në lidhje me këtë deklaratë shprehu gatishmërinë e tij për një bashkëpunim më Albert Xhanin duke e ftuar të bëhej pjesë e aksionerëve dhe duke i hapur derën një rikthimi të mundshëm të Albert Xhanit për të punuar për rritjen e klubit të kuq.

    “Unë jam biznesmen dhe kam gjithmonë kërkesa nga biznesmenë të ndryshëm për përfshirjen te Partizani.

    Stafi i shqyrton të gjitha, çka do të thotë se jam i hapur për secilin që ka fonde për të blerë aksione dhe për të përballuar shpenzimet, sipas shumës së aksioneve që mund të blejnë.

    Jam i hapur për të gjithë dhe ish-presidenti Xhani e ka derën e hapur, sepse ai ka një të shkuar të gjatë me Partizanin”, u shpreh Demi për “Panorama Sport”.

    Ndersa me heret Xhani i pyetur në lidhje me eksperiencën te Partizani ai u shpreh: “Çdo gjë e ka një fund, por ndoshta edhe një rifillim. Kurrë mos thuaj kurrë!”, u shpreh Bert Xhani i cili pas falimentimit, daljet e fundit ne publik i ka pasur si protestues në protestat e organizuar nga Sali Berisha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit