19.5 C
Tirana
E martë, 5 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    I fishkëllenin organet gjenitale, i moshuari përfundon në urgjencë me testikuj që nxirrnin ajër

    Një 72-vjeçar iu nënshtrua një operacioni pasi u shfaq në urgjencë me organet gjenitale që i fishkëllenin. Mjekët e shpjeguan si “pneumokscrotum” që ndodh për shkak të sasisë së tepërt të ajrit në trup që dilte nga një plagë e hapur në testikujt e tij.

    Ekzaminimi doli në përfundimin se mushkëritë e të moshuarit kishin pushuar së funksionuari dhe ai kishte shumë ajër që qarkullonte në kraharorin e tij, i cili duket të ketë qenë shkaku i dhimbjes.

    Në American Journal of Case Reports, mjekët kanë shkruar se rasti është i pari i llojit të tij. Ka pasur raste të mëparshme  të ajrit të grumbulluar në testikuj, por asnjë prej tyre nuk përfshinte fishkëllimën.

    72-vjeçari kishte kryer një ndërhyrje në organet gjenitale disa muaj më parë dhe plaga ishte vendi nga i cili dilte ajri. Në qëndrimin e tij 3-ditor në spital, mjekët nxorën ngadalë masën e ajrit të bllokuar brenda trupit të tij.

    Ai mori gjithashtu trajtim për mushkëritë si dhe antibiotikë e një procedurë urologjie për plagën e skrotumit. Ajri i tepërt në mushkëri ka shkaktuar pamjaftueshmërinë e tyre, ndërsa dalja nga testikujt mund të ketë qenë shpëtimi i të moshuarit, ndonëse mjekët nuk janë tërësisht të sigurt për këtë pistë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit