6.5 C
Tirana
E enjte, 26 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    I hapet rruga arrestimit të Berishës

    Këshilli i Mandateve miratoi dhënien e autorizimit nga Kuvendi për heqjen e Imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

    Në Këshillin e mandateve u miratua me 6 vota pro dhënia e autorizimit nga Kuvendi pë heqjen e imunitetit të Berishës dhe asnjë kundër apo abstenim.

    Kujtojmë se SPAK ka kërkuar masë arresti ndaj ish-kryeministrit Berisha, pas mosrespektimit nga ana e tij e masave të vendosura më herët që ishin “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes nga vendi”.

    Berisha akuzohet për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit