13.5 C
Tirana
E premte, 27 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    I hapte rrjete sociale 23-vjeçares duke e denigruar, pranga 45-vjeçarit përndjekës në Tiranë!

    Gentian Gega është arrestuar nga policia e Tiranës pas përndjekjes online që i ka bërë një 23-vjeçarje, duke i hapur profile false në rrjetet sociale me qëllim denigrimin e saj.

    Nga verifikimet e kryera nga sektori i Krimit Kibernetik, ka rezultuar se 45-vjeçari, duke i hapur profile false, me përmbajtje denigruese, 23-vjeçares, në rrjetet sociale, e ka përndjekur atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve.

    45-vjeçari banues në Tiranë, u ndalua pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit ‘Therat 3’.

    Njoftimi i policisë

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Threat 2”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

    Përndoqi për një kohë shumë të gjatë një shtetase, duke i hapur asaj profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve, pas një hetimi shumë të shpejtë dhe profesional, të specialistëve për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim parandalimin e situatës së krijuar, vihet në pranga 45-vjeçari.

    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një 23-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe e përniqte atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësime asaj dhe familjarëve, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit