1.5 C
Tirana
E martë, 13 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

     “I jam lutur Zotit të mos vdes pa të takuar”, i moshuari takon Berishën dhe nuk përmbahet: Tani nuk ia jap dorën njeriu për 3 ditë

    Sali Berisha, pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët e Pukës.

    Gjatë takimit nuk kanë munguar as të marrët e zakonshëm, që kanë shkaktuar të qeshura.

    Teksa mori fjalën, një prej “foltoristëve” tha se prej vitesh është një mbështetës i Sali Berishës, teksa shtoi se një dëshirë e madhe e tij ishte që ta takonte atë dhe t’i jepte dorën.

    “E kam lut Zotin që mos vdes pa taku Berishën, jam betu që pasi t’i jap dorën, tre ditë nuk ia jap njeriu tjetër, të ruaj shijen e një vllau dhe një burrë shteti që lufton për liri, për komb e për demokraci”, u shpreh ai.

    Pasi përfundoi fjalën e tij, Berisha i dha dorën të moshuarit duke i plotësuar kështu edhe dëshirën e tij.

    Kujtojmë që në takim, një tjetër e moshuar i mori leje Berishës për të vrarë Ramën, ndërsa një tjetër e mallkoi atë të vdiste.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit