Ditën e djeshme në emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel, është folur edhe për situatat dhe debatet e shkaktuara ditët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.
Një ndër të ftuarit ishte ish-banori i “Big Brother”, Arbër Çepani, i cili komentoi debatin e Rozës dhe Ledjonën të cilin e cilësoi si situatë të shëmtuar. Ai shtoi se pavarësisht se Rozën e ka shoqe prej një jete, ai e konsideron sjelljen e saj kundrejt Ledjonës si të pahijshme.
“Tani se çfarë po ndodh aty brenda nuk është ndonjë surprizë e madhe për njerëzit që janë në botën e VIP-llikut. Njerëzit që kanë këtë lloj stature kanë më shumë komplekse sesa njerëzit e tjerë sepse tregojnë një jetë tjetër në “Instagram”, rrjetet sociale, intervista, ndërsa në realitet kanë të gjithë atë jetën me probleme që kemi gjithsecili prej nesh. Prandaj çuditemi pse gjithë ky sherr aty brenda. Duket sikur kemi rrëshqitur të gjithë si kolektiv.
Zihemi për një fjalë goje. Sherret e vajzave dje ishin shumë të shëmtuara në mënyrën se si ato u kapën me njëra-tjetrën. Në rastin e Rozës, e kam shumë xhan, e kam shoqe prej një jete, ishte shumë e pahijshme ajo që i tha Ledjonës. Por prapë kam përshtypjen që o e bëjnë nga një presion i shtuar aty brenda, a nuk e di çfarë të them”, tha Arbër Çepani.
Ai shprehet se përveç Rozës, e ka shumë shoqe dhe Ilnisën, ku kanë qenë shok klase në fillore. Çepani shprehet se sjellja e saj ndaj Rikes është e pahijshme, ndërsa përsa i përket sjelljes së Meritonit, ai shprehet se në debatin me Julin foli shumë, më shumë sesa duhej, ndërsa në debatin e vajzave, nuk foli fare. Kjo taktikë e Meritonit, Abërit i duket interesante.
“Fjalët që Ilnisa, që gjithashtu e kam shumë shoqe, e kam pasur në dy klasat e para fillore që kam bërë unë në Shqipëri, në gjithë sistemin arsimor në Shqipëri kam pasur Ilnisën në klasë, sigurisht që nuk ishte e hijshme ajo që tha kundrejt Rikes. Kur ndodhi “Lufta e tretë botërore” mes vajzave, Meritoni nuk u shpreh fare, nuk tha asnjë lloj fjale fare. Ai djalë duket interesant në këtë pikë, në mënyrën si po e luan lojën”, u shpreh Arbër Çepani.



