Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, me Blendi Salaj dhe Heidi Baci.
Gjatë diskutimit për temën e jetës publike të personazheve të njohur dhe mënyrën se si ata menaxhojnë ekspozimin në rrjete sociale, Dea tregoi se vajzat e showbizit zgjedhin të ruajnë sekret jetën sentimentale. Sipas saj, kjo ndodh sepse vajzat e showbizit janë në lidhje me persona me precedentë penal dhe në kërkim ndërkombëtar nga policia.
“Shumica e vajzave shqiptare nuk i publikojnë në rrjetet sociale të dashurit e vet, sepse — ‘Zot më fal’ — por i dashuri i vet kërkohet nga Interpoli. Tani, atë tjetrin e kërkon Interpoli dhe ajo ta publikojë në Instagram… sikur nuk bën sens”.



