16.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    I kishte të gjithë në krahun e vet, por tani banorët kthehen kundër Olta Gixharit

    Aktorja Olta Gixhari është një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni të “Big Brother Vip.”

    Që në nisje të formatit ajo pati një “luftë të ftohtë” me Zhaklina Gjollën, e cila u largua nga “BBV.” Së fundmi, kryefjalë ka qenë një debat i Oltës me aktorin Gent Hazizi. Pas debatit u duk se banorët mbajtën të gjithë anën e Oltës duke iu kthyer kundër Gentit, por tani që “janë ulur gjakrat” duket se banorët po ndryshojnë mendim.

    Banorët janë ndarë me grupe, kë mbështesin nga Genti dhe Olta pasi situatat mes tyre janë treguar të ndryshme nga secili.

    Disa prej banorëve kanë filluar të dalin kundër Oltës. Kejvina e ka quajtur dhe dramatike mënyrën si Olta sillet, teksa pyetja qëndron nëse publiku e kupton.

    Kejvina: “Pyetja ime, a e kupton ajo që njerëzit e kuptojnë dramën që po bën?”

    Luizi: “Po, prandaj po them ku e çon mushka?”

    Luizi është një nga ata që në këtë mes duket se i jep më shumë të drejtë Gentit.

    Luizi: “Ky burri është 50 vjeç, ka 3 fëmijë, ka një gruz zonjë, familje fisnike. Dhe të arrijë ajo ta bëjë të qajë për diçka që se ka bërë, se di asaj bravo i qoftë, por ajo gënjen ditën me diell. Të njëjtën gjë bëri dhe me Zhaklinën”.

    Ndërsa sipas Teas, Olta është duke bërë fushatë politike, por banorët thotë ajo nuk po i largohen Gentit, prej saj.

    Tea: “Arsyeja pse të janë kthyer të gjithë, ti mendon se është për shkak të Oltës. Olta po bën fushtatë politike, kjo është e vërtetë! Olta këtë e bën me çdo person që ka përplasje, siç e bëri me Zhkalinën, por ty nuk po të largohen të gjithë për shkak të saj. Tani ti këtë gjë se bën për shoq, ti nuk e ke strategji, se ty realisht nuk të pëlqen kur të tjerët futen në kuzhinë”.

    Genti: “Ajo u kap një fjale, dhe shfrytëzoi rastin që të gjithë keni pas me mua gricje, dhe erdhi tek ju me radhë….”

    Diçka për të thënë për Oltën e kanë pasur edhe dy banorë të tjerë. Ronaldos dhe Efit nuk u pëlqen që Olta e ka problem të bëjë disa punë.

    Ronaldo: “Pjatat i kam fobi, këtë e kam fobi, çfarë ke pasion ti zemra ime?”

    Efi: “Dhe unë në shtëpinë time kam mamin dhe babin, mund të bëj jetë më të mirë”.

    Ronaldo: “Ti mendon se unë dua të bëj punë? Nuk është qef i madh për të bërë punë”.

    Efi: “Vendin tim e dua të rregullt të saktë. Kam këtë fiksim, por ma bën mami akoma”.

    Olta është parë e ngarkuar sot nga Kiara, ndërsa Luizi nuk është i të njëjtit mendim. Ai tha se madje ajo është e lirshme, për shkak të debatit me Gentin.

    Kiara: “Është dhe e ngarkuar nga dje”.

    Luizi: “Është kaq lirshëm dhe e gëzuar sepse arriti me e nxjerr jashtë binarëve Gentin. Unë e ula me këmbë në tokë”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit