13.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “I lumtë dora Flamur Nokës” – Belind Këlliçi justifikon grushtet e deputetit demokrat ndaj policisë

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, komentoi protestën e 26 nëntorit.

    Belind Këlliçi theksoi se nuk duhet të “fajësohet” opozita për mos rrëzimin e qeverisë apo mungesën e “mosbindjes civile”, por duhet që qytetarët të “zgjohen dhe kuptojnë se çdo ditë po vidhen.”

    “Opozita ka faje sa të duash. Duhet t’u drejtojmë gishtin atyre që shkelin ligjin. Nuk kam asnjë lloj kompleksi që të hetohet Sali Berisha por bazuar në ligj, jo të shkelet Kushtetuta.”

    Ai deklaroi se Flamur Noka bëri shumë mirë që u përplas me një polic, Këlliçi akuzoi drejtuesin e Policisë së Shtetit se dha urdhër që gjatë protestës të sulmoheshin qytetarët.

    “Ju sfidoj të gjeni një moment që një prej protestuesve kanë iniciuar një konflikt. Ka ndodhur krejt e kundërta. Ka qenë drejtues të PD-së në rresht të parë duke u konfrontuar me policinë, duke u thënë mjaft provokuat se nuk ka kuptim..”

    I pyetur sesi planifikojnë që ta rrëzojnë kryeministrin Edi Rama nga pushteti dhe të sigurojnë rotacionin, Këlliçi tha se opozita qëllimin e saj ka për të ndërgjegjësuar gjithë qytetarët e saj për siç u shpreh, situatën e rëndë në të cilën ndodhet demokracia në Shqipëri.

    Me çfarë do ta mundni Edi Ramën?

    Kemi njerëzit. Nuk u bë ndonjë revolucion i madh më 26 nëntor. Pse s’më pyete çfarë pati policia që ju helmoi policia?

    Aty pamë edhe zotin Noka që godiste një polic.

    I lumtë dora Flamur Nokës! Shumë mirë ka bërë. Edhe shumë pak ka bërë. Po të them që në momentin që ne kemi dalë në protestë, kemi njoftuar me megafon dhe i kemi thënë Policisë se nuk kërkojmë konflikt me ta, nuk kërkojmë të përplasemi me forcat policore. Na lini të zhvillojmë protestën tonë… Nuk merret leje, vetëm njoftohen protestat.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit