Vite më parë, Adi Krasta refuzoi për dy netë me radhë të përmendte emrin e këngëtarit Luiz Ejlli teksa e prezantonte në Festivalin e RTSH-së.
Kënga e Ejllit vinte në bashkëpunim me Rezarta Smajën, me titull “Ra një yll” por Krasta nuk denjoi t’ia përmendë emrin Luizit në prezantim, ende nuk dihet se për çfarë arsye.
Kështu ka bërë edhe së fundmi, kur të ftuar në emisionin e tij kishte aktoren Eva Alikaj. Moderatori e pyeti edhe për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” por kur Eva nisi të fliste për Luizin, Krasta e ndërpreu, duke lënë të kuptohet se nuk i ka lënë inatet e vjetra.
Moderatori i ka kërkuar Alikajt të mos përmendte asnjë emër tjetër, sepse pyetja ishte specifikisht për të.
Emri i tij nuk mund të përmendej jo vetë për inatet e Adi Krastës, por edhe sepse intervista bëhej në televizionin e familjes Berisha, e cila ndjehet e tradhtuar nga Luiz Ejlli, i cili në fushatë doli krah Benet Becit.